Mendohej se vdesim me trurin që lindim, por studimi i ri thotë ndryshe

Mendohej se vdesim me trurin që lindim, por studimi i ri thotë ndryshe

Lifestyle March 26, 2019 - 18:16
Lexoni detajet

Trupi i njeriut vazhdon të prodhojë qeliza të trurit gjatë gjithë jetës (së paku deri në moshën 97 vjeçare), sipas një studimi të realizuar së fundmi mbi trurin e njeriut.

Ideja është debatuar ashpër dhe mendohet se ne lindim me të gjitha qelizat e trurit që do të kemi ndonjëherë.

Shumica e neuroneve tona – qelizat e trurit që dërgojnë sinjale elektrike – janë vërtet aty që nga koha kur ne lindim.

Studimet mbi gjitarët e tjerë kanë gjetur qeliza të reja të trurit që formohen më vonë në jetë, por shkalla e “neurogjenezës” në trurin e njeriut është ende një burim debati.

Studimi, i botuar në ‘Nature Medicine’, analizoi trurin e 58 personave të vdekur që ishin të moshës 43 deri në 97 vjeç. Fokusi ishte në hippocampus – një pjesë e trurit ku përfshihet kujtesa dhe emocionet.

Hulumtuesit në Universitetin e Madridit gjithashtu treguan se numri i qelizave të reja të trurit zhduket me moshën. Ky numer gjithashtu bie në mënyrë dramatike në fazat e hershme të sëmundjes Alzheimer – duke dhënë ide të reja për trajtimin e kesaj semundje mendore.Image