Ushqimet e domosdoshme për fëmijët
Ushqimi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës. Andaj ai duhet të jetë i rregullt dhe i shëndetshëm, duke mos kapërcyer asnjë racion. Në vazhdim do të paraqesim ushqimet të cilat janë shumë të mira dhe duhet të gjenden doemos në menynë e fëmijëve.
-Bananet: janë burim i shkëlqyer i energjisë.
- Lakra jeshile: është e pasur me hekur dhe me antioksidant themelor, përbërës ushqimor, që janë mbrojtja më e mirë natyrale nga kanceri.
- Karota: është shumë e rëndësishme për rritjen, lëkurën e shëndetshme dhe dhëmbët e fëmijës. Karota e freskët ka dyfish sasi më të madhe të vitaminave sesa e karota e zier.
- Peshku: paraqet burim të rëndësishëm të vajit esencial omega 3.
- Qumështi: përmban të gjithë përbërësit ushqimorë, që u duhen foshnjave të rriten. Fëmijët edhe pas ditëlindjes së parë të tyre duhet të pijnë më së paku 4.5 dcl qumësht në ditë ose ekuivalent në prodhimet qumështore.
- Djathi: është burim i shkëlqyeshëm për eshtra dhe për dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm. Nëse hahet pas shujtës neutralizon thartësirën, e cila krijon kariesin.
- Buka dhe drithërat: kanë përmbajtje të lartë fibrash dhe karbohidratesh komplekse. Gjithmonë zgjidhni bukën nga mielli integral.
- Vezët: janë të pasura me proteina, me vitamina dhe me hekur.
- Mishi: është burimi më i mirë i hekurit. Po ashtu është i pasur me proteina dhe me zink, materiet bazë për rritje, për proces të shërimit, për kurim të plagëve dhe për sistem të fortë imunitar.
- Kivi: përmban dyfishin e sasisë së vitaminës C se portokalli. Po ashtu është një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave B, i vitaminës E dhe i mineraleve.