Keni gurë në tëmth, kjo është dieta ideale

Keni gurë në tëmth, kjo është dieta ideale

Lifestyle March 08, 2019 - 08:31
Mëso detajet!

Me një zgjedhje të duhur të ushqimeve mund të zbuten shumë probleme shëndetësore. Duhet përjashtuar ushqimin e yndyrshëm dhe ato përplot kolesterinë, siç janë të verdhët e vezëve, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Me gurët në tëmth mund të jetohet, por duhet bërë kujdes në ushqim dhe të zgjidhni ushqime që nuk e keqësojnë gjendjen dhe të cilat shkaktojnë sulme në tëmth.

Sugjerohet menyja e pasur me ushqime që përmbajnë fibra, pastaj pemë dhe perime të freskëta, fasule, borania, drithëra si dhe ushqime që kanë pak yndyra. Për të shmangur sulmet në tëmth, të cilat karakterizohen me sëmundje të forta nën pjesën e djathtë të brinjëve, duhet shmangur ushqimet e yndyrshme dhe përplot kolesterinë. Ushqimi bazë është ai me sasi të vogël yndyre.

Shujtat duhet të jenë të shpeshta, nga 5 deri 6 në ditë, por në sasi të vogël, përkrah mëngjesit të domosdoshëm. Pas shujtës, sugjerohet të shtriheni gjysmë ore. Ushqimi nuk guxon të jetë tepër i ngrohtë ose i ftohtë.

Duhet të pini së paku 6 gota lëngje në ditë, preferohet ujë, për të penguar sasinë e madhe të thartirës. Sugjerohen çajet e ngrohtë dhe pijet e ithët, sepse nxisin tretjen.

Ushqimi duhet të bazohet nga karbohidratet (mielli, buka) dhe produktet e qumështit (qumështi dhe djathi i freskët i lopës), por edhe mishi, por në sasi të kufizuara. Hani shumë pemë, prime dhe ushqime tjera të pasura me vitamina C dhe E, si dhe ushqime që përmbajnë acide yndyrore esenciale.

Te dhimbjet akute, ushqimi kufizohet në çajet e buta dhe në ujin e ëmbëlsuar.

Me përmirësimin e gjendjes në ushqim përfshihen edhe lëngjet e freskëta të frutave, si dhe pemët dhe perimet e ziera, grizi, orizi i tretur në qumësht. Dy-tri ditë më vonë shtohet supa pa yndyrë me oriz, grizë ose pastë pa vezë, qumështin e pastelirizuar dhe biskota.

  • Vitaminat: C, E
  • Proteinat: 0.7 g      
  • Mineralet: Kalcium, hekur