Fasulja, një mbrojtës i shëndetit
Është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, manganit, bakrit, vitaminave B9 dhe B1, fosforit, magnezit dhe zinkut, shkruan sot Gazeta "Zëri".
Për shkak të kombinimit të mirë të fibrave dhe acidit folik, fasulja është aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjes së zorrës së trashë. Posaçërisht sugjerohet për fëmijët dhe shtatzënat.
Nga të gjitha ushqimet, fasulja pa dyshim se është njëri nga ushqimet më të shëndetshme dhe më të preferuara. Është i pasur me proteina, vitamina dhe minerale.
Është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, manganit, bakrit, vitaminave B9 dhe B1, fosforit, magnezit dhe zinkut, ndërsa në sasi më të vogla përmban kalcium, kalium, selen, vitamina E, B2, B5 dhe B6. për shkak të tretjet më të vështirë, nuk u sugjerohet personave me probleme me lukthin dhe zorrët, shkruan më tutje "Zëri".
Për t’u zvogëluar fryrja dhe gazrat, gjatë përgatitjes duhet t’i shtoni mëlmesa si kima, nana, hudhra dhe xhenxhefili. Ndikon pozitivisht tek personat që vuajnë nga anemia, sëmundjet e dhëmbit, veshit, bronkitit, dhimbjes së kokës, depresionit, gjakderdhjes nga hunda, por edhe kundër impotencës.
Është i dobishëm edhe tek pagjumësia, osteoporoza, ftohja dhe gripi, hemorroidet, lodhja kronike dhe stresi. Shumë studime të shkencëtarëve theksojnë se fasulja, për shkak se është i pasur me antioksidues, ndihmon edhe te forma të ndryshme të kancerit./ZERI