Çfarë ndodh me trurin e njeriut para se të vdesë

Çfarë ndodh me trurin e njeriut para se të vdesë

Lifestyle March 02, 2019 - 15:06
Lexo detajet!

Sipas zbulimit të një ekipi neurologësh nga spitali i “Charité-Universitätsmedizin Berlin”, një valë aktiviteti elektrik që emërtohet “tsunami cerebral” duket se shënon fillimin e fundit.

Ekspertët që ekzaminuan aktivitetin cerebral në 9 pacientë në momentet e vdekjes, vunë re një shpërthim aktiviteti që duket se i paraprin mbylljes fatale të organit më vital të organizmit.

Ky zbulim sugjeron se ndërgjegjja ende mund të jetë prezente në shumë minuta edhe pse pjesa tjetër e trupit mund të mos tregojë shenja jete.

Kjo rrit mundësinë që gjatë 5 minutave procesi i vdekjes së trurit mund të jetë i rikthyeshëm.

Të gjithë pacientët që ishin objekt i studimit kishin lezione cerebrale fatale. Ekspertët shpresonin se duke vendosur elektroda në trurin e subjekteve mund të zbulonin si momentin ashtu si edhe mekanizmat e ngjarjeve gjatë procesit të vdekjes.

Për habi të tyre zbuluan se brenda 5 minutave, pasi zemra kishte pushuar së rrahuri, qelizat cerebrale ose neuronet mund të funksiononin ende.

Një lloj “tsunami cerebral” shënoi momentin, në të cilin këto neurone u shuajtën para vdekjes finale dhe të parikthyeshme. Pas arrestit cirkulator përhapja e depolarizimit (zvogëlimi i potencialit të neuronit) shënon humbjen e energjisë elektrokimike të magazinuar në qelizat cerebrale dhe shfaqjen e proceseve toksike që përfundimisht çojnë në vdekje.

“Duhet theksuar çfarë ëshë e rikthyeshme, deri në një farë pike kur vendoset qarkullimi”- sqaron Jens Dreier, udhëheqës i kërkimit. Neuronet vdesin kur gjaku nuk rrjedh më duke i privuar nga oksigjeni. Kur ndodh kjo, neuronet shfrytëzojnë rezervat e energjisë për disa minuta para se të vdesin plotësisht.

Kjo ndodh kur mekanizmat që përdorin neuronet për të mbajtur jonet e ndara fillojnë e dështojnë. Jonet janë ngarkesa elektrike të formuara kur atomet humbin ose fitojnë elektrone.

Prishja e barrierave të këtyre grimcave çliron një sasi masive energjie elektrokimike në tru, të cilën neuronet përpiqen ta konsumojnë furishëm si karburant. Ky proces i njohur si përhapja e depolarizimit karakterizohet nga hiperaktiviteti i neuroneve e ndjekur nga një qetësi e papritur. Kjo qetësi shënon numërimin mbrapsht deri në vdekje.

Vala e fundit duket se shënon pikën në të cilën neuronet mbeten aktive për herë të fundit.

Tani për tani shkencëtarët nuk kanë një metodë të qartë për të diagnostikuar vdekjen cerebrale dhe nuk janë të sigurt kur humb i gjithë kapaciteti i ndërgjegjes.

Studimi nuk ka një efekt direkt mbi kujdesin e pacientit, por në të ardhmen mund të përmirësojë diagnostikimin dhe trajtimin. Të dhënat mund të jenë të nevojshme për të trajtuar infarktin dhe aksidentin cerebrovaskular që përmbushin sforcimin për të rikthyer qarkullimin në organizëm.