Këta janë faktorët për aknet në fytyrë
Duhet të kemi parasysh se aleatët më të mirë në rigjenerimin e indeve epiteliale dhe në arritjen e pamjes së një lëkure të shëndetshme janë drithërat, frutat, perimet, bishtajoret dhe peshku si burim kryesor i acideve yndyrore omega-3, përcjell "Zëri.info".
Pasqyrimi i proceseve që zhvillohen brenda trupit është gjendja e lëkurës. Prandaj, në qoftë se keni pamje të zbehtë dhe ju lajmërohen puçrrat në fytyrë, edhe pse puberteti është shumë prapa jush, është koha të keni parasysh përzgjedhjen e ushqimeve që i konsumoni.
“Çdo ndryshim në lëkurë, nëse është fjala për plakje, puçrra fytyre ose çrregullime të lëkurës shpesh manifeston një çekuilibër të të ushqyerit në trup”, thonë dietologët.

Drithërat, frutat dhe perimet, bishtajoret dhe peshku si burim kryesor i acideve yndyrore omega-3, janë aleatët më të mirë në rigjenerimin e indeve epiteliale dhe arritjen e pamjes së një lëkure të shëndetshme. Falë efektit antiinflamator, ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3, të tilla si, vaj peshku, prodhimet e detit, arra dhe farat e lirit, janë aleat të rëndësishëm në adresimin e problemit të akneve. Në kundërshtim me besimin popullor, nuk ka asnjë provë shkencore se çokollata shkakton puçrra fytyre.
Megjithatë, duket se disa prej ushqimeve në individë të caktuar mund të shkaktojnë paraqitjen e tyre. Pra studimi nga viti 2008 i publikuar në Gazetën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë ka gjetur një lidhje midis marrjes së qumështit dhe rrezikut më të ndjeshëm për puçrra fytyre te djemtë dhe vajzat./ZERI