Shenjat që duhet t'i dini nëse vuani ose jo nga cistet në vezore

Shenjat që duhet t'i dini nëse vuani ose jo nga cistet në vezore

Lifestyle nëntor 06, 2018 - 16:15
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Cistet në vezore shpesh herë i paralelizojmë me aknet e fytyrës, por në sistemin riprodhues. Shumica beninj, shpesh të dhimbshme dhe të mërzitshme si dreqi.

Në shumë raste, vajzat dhe gratë as nuk e dinë që vuajnë prej tyre derisa problemi bëhet madhor.

Por cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se mund të keni një ciste në vezoren tuaj? Mësojini më poshtë!

1. Dhimbje të padurueshme barku

Simptoma më e shpeshtë është ajo e dhimbjes së barkut. Mund ta ndjeni më shumë në anën e majtë ose të djathtë, aty ku janë të vendosura vezoret. Gjatë kohës që stërviteni dhimbja është më e ndjeshme, ose edhe kur bëni seks. Do të ndjeni një dhimbje konstante po në të njëjtin vend edhe nëse periodat tuaja kanë kaluar.

2. Ndiheni super e fryrë gjithë kohës

Kjo lidhet edhe me madhësinë e kistit. Shumica e grave vuajnë nga ciste të madhësisë 10 centimetra, por disa mund të rriten edhe më, deri në masën e një shalqiri. Kështu që nëse ndjeni fryrje vetëm në zonën e stomakut tuaj dhe aty rrotull, bëni një kontroll tek mjeku.

3. S’keni dëshirë për aktivitet fizik pasi keni dhimbje

Seksi kurrë s’duhet të dhëmbë, kështu që diçka s’po shkon siç duhet. Nëse ndjeni dhimbje në njërën anë gjatë kohës së penetrimin, konsideroni mendimin se mund të keni ciste në vezoren tuaj.

4. Duket sikur doni të urinoni gjatë gjithë kohës

Ju duket sikur situata është urgjente dhe duhet të liroheni patjetër, por e keni të vështirë. Ndoshta është cisti që bllokon dhe krijon probleme në fshikëzën urinare.

5. Keni dhimbje të përhershme mesi ose këmbe

Cistet e vezoreve kur rriten shumë mund të shkaktojnë dhimbje mesi ose këmbësh.

6. Hemorragji edhe nëse nuk jeni në ditët e ciklit

Kur cisti i vezores zhvillohet, ato ndikojnë gjithashtu tek hormonet tuaja. Gratë me vezore polikistike, që do të thotë se vezorja e tyre prodhon me qindra ciste në mënyrë kronike, kanë hemorragji të papritur, pavarësisht menstruacioneve.