Faktet që do t’ju ndihmojnë në zgjedhjen e partnerit

Faktet që do t’ju ndihmojnë në zgjedhjen e partnerit

Lifestyle korrik 03, 2018 - 10:06
Nëse jeni ende në dyshim ose dëshironi për ta konfirmuar se ai është i vërteti, kushtoni vëmendje fakteve të mëposhtme

Për ta njohur dikë merr shumë kohë, kurse zgjedhja e partnerit të jetës është njëra nga vendimet më të rëndësishme që do ta ndërmerrni në jetën tuaj., përcjell "Zëri" 

Nëse jeni ende në dyshim ose dëshironi për ta konfirmuar se ai është i vërteti, kushtoni vëmendje fakteve të mëposhtme.

Krenar për arritjet tuaja: Nëse kjo ka të bëjë me ndonjë promovim në punë ose janë në pyetje biletat për koncert, ai do ta gjejë gjithmonë një arsye për të qenë krenar për arritjet tuaja. Pas nënës tuaj ai është adhuruesi juaj më i madh.

LEXO EDHE: Kështu mund ta mposhtni gërhitjen

Sakrifikohet për juve: Ai është i gatshëm për të shkuar për ju në anën tjetër të botës, por në të gjithë këtë histori nuk është i vetëm, pasi të njëjtën gjë edhe ju do ta bënit për të, përcjell "Zeri.info".

Keni prioritete të njëjta në jetë: E dini se si e imagjinon të ardhmen dhe ndani të njëjtin mendim për të njëjtat gjëra. Natyrisht që e kupton kur dëshironi të jeni vetëm, por për të nuk është i panjohur koncepti i kalimit të kohës cilësore së bashku. Nëse përputhet filozofia juaj jetësore, atëherë debati merr fund.

Nuk dëshiron t’ju ndryshojë: Edhe pas disa vitesh të kaluara së bashku ende të do ty me të gjitha ato virtytet e forta dhe dobësitë tuaja. Ai e di se ti je më e çrregullt se ai dhe që nuk keni shkathtësi në kuzhinë, por kjo nuk ka aspak rëndësi për të. /ZËRI/