Ndjeheni të lodhur vazhdimisht, ja fajtorët

Ndjeheni të lodhur vazhdimisht, ja fajtorët

Lifestyle nëntor 13, 2017 - 09:12

Janë shumë shkaktarë, të cilët na bëjnë të ndihemi të lodhur.

Përveç orëve të pakta të gjumit dhe problemeve shëndetësore, ka edhe disa arsye gati “të panjohura” që të bëjnë të ndjehemi të lodhur.

Pra, jo gjithmonë duhet ta kërkojmë lodhjen tonë vetëm tek orët e pakta të gjumit, transmeton "Zeri.info".

Dehidratimi

Sipas studimeve më të fundit, mungesa e lëngjeve, pra hidratimi, çon në ndjenja lodhjeje. Në hipotalamus ndodhen neurone të posaçme, të cilat janë në gjendje të çojnë impulse që i sugjerojnë trupit nevojën e marrjes se lëngjeve. Kjo edhe arsyeton sugjerimet, që të konsumoni së paku 8 gota ujë gjatë ditës.

Mungesa e vitaminës B12

Siç dihet kjo vitaminë është e rëndësishme në formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe mbajtjen e funksioneve të neuroneve. Ajo merr pjesë edhe në transportin e oksigjenit në gjak. Mungesa e saj, rrjedhimisht çon në gjendje përgjumjeje, përcjell "Zeri.info".

Prandaj, konsumoni sa më shumë ushqime, të cilat janë të pasura me këtë vitaminë.

Gjendja e stresit

Image

Zakonisht kortizoli, hormoni përcaktues i stresit është më i lartë në mëngjes dhe më i ulët në darkë, gjë që kjo ndihmon në vendosjen e ritmit ditor. Por, stresi i vazhdueshëm është në gjendje të mbajë në nivele gjendjen e alarmit, duke e prishur këtë matricë, duke çuar në pagjumësi apo ndërprerje të gjumit gjatë natës.

Gjeni mënyra për ta qetësuar veten, e sidomos ndihmon shëtitja në natyrë, pasi ajri i pastër dhe gjelbërimi ndikojnë tejet pozitivisht në relaksimin tuaj nga stresi i grumbulluar.

Mungesat e hekurit

Dihet sidomos tek gratë që anemia çon në lodhje të vazhdueshme të trupit. Kjo nënkupton se trupit tuaj i mungon hekuri dhe për ta shmangur këtë, pra për të marrë sasinë e duhur të hekurit, duhet të konsumoni ushqime të cilat përmbajnë hekur, transmeton "Zëri".

Të qëndruarit pa aktivitet

Jeta pasive nuk çon në prodhim dhe konsum të energjisë. Kjo çon në çrregullime të gjumit gjatë natës, duke çuar në çekuilibrim të kortizolit, duke bërë që mëngjesi i së nesërmes të të gjejë të lodhur. Por, edhe lodhja e madhe gjatë ditës mund të prodhojë të njëjtin efekt negativ.

Prandaj shumica e ekspertëve, të cilët merren me këtë çështje, sugjerojnë që sa më shumë të shtohen aktivitetet fizike sepse me këtë tejkaloni pasojat, të cilat çojnë deri në lodhje.

Infeksionet urinare

Prania e infeksionit, veçanërisht në rrugët urinare kërkon nga organizmi që të pushojë, me qëllim që të përqendrojë të gjitha energjitë për të luftuar infeksionin.

Kjo gjendje duhet të kurohet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që gjendja të mos keqësohet deri në atë pikë ku përmirësimet do të jenë të vështira. /ZËRI/