Humbisni kilogramë me anë të pijeve

Lifestyle January 19, 2017 - 09:08

Koktejet e pijeve për humbjen e peshës kanë qenë hit prej kohësh në botë dhe rekomandohen si një shtesë ushqimore për njerëzit që duan të reduktojnë peshën trupore. Këto pije të shijshme shpejt njomin trupin dhe përveç kësaj përmbajnë të gjitha vitaminat, mineralet dhe antioksidantët e nevojshëm për funksionimin normal. Në dyqane mund të blihen kokteje të gatshme, por në përgjithësi përmbajnë shumë sheqer, kështu që koktejet e tilla duhet të shmangen. Në vend të tyre, njerëzit që duan të humbin peshë dhe të ruajnë formën e mirë trupore, është më mirë që në shtëpitë e tyre të përgatisin kokteje nga pemët dhe perimet e freskëta, transmeton "Zeri".

- Një përzierje e kivit dhe mollës: Nevojiten katër kivi, dy mollë të vogla, një filxhan me qumësht dhe një lugë me proteina pluhur, të cilat së bashku përzihen në shtrydhësen e pemëve dhe pijes së fituar mund t’i shtoni një kub akulli.

- Koktej nga dredhëzat: Nevojiten një filxhan dredhëza dhe një filxhan me copëza të ananasit të freskët, një decilitër ujë dhe një decilitër qumësht me pak yndyrë.

Përgatitja: Kombinoni të gjithë përbërësit në një aparat për bluarje (shtrydhje) dhe i bluani mirë. Nëse pija juaj është mjaft e dendur, gjatë shërbimit mund ta dekoroni me luleshtrydhe të freskëta.

- Koktej ekzotik: Për përgatitjen e këtij kokteji është e nevojshme një filxhan me copëza të ananasit të freskët, gjysmë trangulli, një filxhan me qumësht dhe pak kopër.

Përgatitja: Pritini trangullin në copa të vogla dhe së bashku me ananasin, qumështin dhe koprën i vendosni në aparatin për bluarje (shtrydhje). Përzieni deri sa masa të bëhet e butë dhe e konsumoni menjëherë.

Vitaminat: C, A, B, E

Proteinat: 0.8 g

Mineralet: Cu, Mn

Në dyqane mund të blihen kokteje të gatshme, por në përgjithësi përmbajnë shumë sheqer, kështu që koktejet e tilla duhet të shmangen

Shtesë

Koktejet e pijeve për humbjen e peshës kanë qenë hit prej kohësh në botë dhe rekomandohen si një shtesë ushqimore për njerëzit që duan të reduktojnë peshën trupore

Të freskëta

Njerëzit që duan të humbin peshë dhe të ruajnë formën e mirë trupore është më mirë që në shtëpitë e tyre të përgatisin kokteje nga pemët dhe perimet e freskëta