Ilaçet natyrale që largojnë dhimbjet në veshka

Lifestyle October 17, 2016 - 08:42

Kur ndjeni simptomat e para, përzieni 60 ml vaj ulliri dhe 60 ml lëng limoni. Pini këtë sasi përnjëherë dhe më pas konsumoni 350 ml ujë

Veshkat janë organe shumë të rëndësishme, ato ndihmojnë shkarkimin e substancave të dëmshme nga trupi. Gurët në veshka paraqiten kur veshkat nuk janë në gjendje të procesojnë toksinat në mënyrë të duhur dhe pastaj vjen deri te kristalizimi i mineraleve të papërpunuara. Këtu keni disa ilaçe natyrale që mund të lehtësojnë dhimbjen e shkaktuar nga gurët në veshka.

- Lëng limoni, vaj ulliri dhe uthull molle: Kjo përbërje është një nga mjetet më efektive për gurë në veshka. Kur ndjeni simptomat e para, përzieni 60 ml vaj ulliri dhe 60 ml lëng limoni. Pini këtë sasi përnjëherë dhe më pas konsumoni 350 ml ujë. Prisni gjysmë ore. Pastaj shtrydhni gjysmë limoni në 350 ml ujë dhe shtoni një lugë gjelle uthull molle, përzieni mirë dhe e pini atë. Kombinimi me lëng limoni, uthull molle dhe ujë i qetëson dhimbjet në veshka.

- Çaji uvin: Ky është një nga ilaçet më të popullarizuara natyrale për problemet e veshkave dhe fshikëzës. Çaji uvin mund të reduktojë infeksionin, pastrojë traktin urinar dhe të eliminojë dhimbjet. Për personat që vuajnë nga gurët në veshka rekomandohet 500 ml çaj uvin në ditë.

- Lëngu i shegës: Farat dhe lëngu i shegës janë një ilaç efikas për gurët në veshka./ZERI