Tingujt e stuhive të pluhurit në Mars regjistrohen për herë të parë nga roveri Perseverance

Tingujt e stuhive të pluhurit në Mars regjistrohen për herë të parë nga roveri Perseverance

Kuriozitete December 25, 2025 - 14:28

NASA ka publikuar së fundmi regjistrimet audio të stuhive të pluhurit në Mars, të kapura nga roveri Perseverance në kraterin Jezero. Për dekada, shkencëtarët kanë dyshuar që pluhuri marsian, i transportuar nga era, mund të akumulonte elektricitet statik dhe të shkaktonte shkarkime të vogla elektrike një hipotezë që tani është verifikuar falë regjistrimeve të fundit.

Falë mikrofonit të SuperCam të instaluar në rover, është hera e parë që janë regjistruar tingujt e këtyre shkarkimeve elektrike, që ndodhin brenda vorbullave të pluhurit të shkaktuara nga era. Tingujt janë të vogla dhe të kufizuara në pak centimetra, duke i bërë më pak spektakolarë sesa rrufetë në Tokë, por gjithsesi një provë e drejtpërdrejtë e aktivitetit elektrik në sipërfaqen marsiane.

Ky zhvillim i ri hap mundësi për të kuptuar më mirë dinamikën e stuhive të pluhurit në Mars, ndikimin e tyre në atmosferën planetare dhe rreziqet që mund të paraqesin për misionet e ardhshme robotike dhe njerëzore në planetin e kuq.

Regjistrimet audio së bashku me pamjet vizuale janë tashmë të disponueshme për publikun dhe ofrojnë një përvojë të re, të pazakontë, për të kuptuar Marsin jo vetëm përmes pamjeve, por edhe përmes tingujve të tij unikalë. /KultPlus