Cili është universiteti më i vjetër në botën perëndimore?

Cili është universiteti më i vjetër në botën perëndimore?

Kuriozitete October 15, 2025 - 20:24

Universitetet e para në botën perëndimore lindën në Evropën mesjetare, duke marrë frymëzim si nga akademitë e botës antike, ashtu edhe nga traditat islame të medreseve që lulëzuan në shekullin XI.

Në këtë kontekst historik, Universiteti i Bolonjës, i themeluar rreth vitit 1088, njihet si institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në Perëndim që funksionon pa ndërprerje deri në ditët e sotme. Fillimisht i përqendruar në studimet juridike, Bolonja u organizua si një bashkësi autonome mësuesish dhe studentësh.

Në një tjetër hap të rëndësishëm për historinë e arsimit, Universiteti i Napolit “Federico II”, i themeluar në 1224, u bë universiteti i parë shtetëror në Evropë.

Ndryshe nga institucionet e tjera të krijuara spontanisht nga komunitete akademike, Universiteti i Napolit u krijua me iniciativë mbretërore dhe kishte si synim përgatitjen e nëpunësve për administratën perandorake.

Këto institucione hodhën themelet e sistemit të arsimit të lartë që njohim sot dhe shënuan një kthesë të madhe në zhvillimin e dijes dhe shkencës në Perëndim.

Jashtë Italisë, duke u rikthyer në datat e themelimit të tyre, universitetet angleze të Oksfordit (1096) dhe Kembrixhit (1209), ai spanjoll i Salamankës (1218) dhe Sorbona pariziene (e themeluar në vitin 1257 si kolegj dhe më vonë evoluar në universitet).

Më pas, institucione të ngjashme lindën kudo, me kalimin e kohës u organizuan në disiplina (fakultete) të ndryshme dhe hodhën themelet e arsimit akademik modern./rtsh