64-vjeçari qipriot thyen rekordin “Guinness”, mban 511 gota vere në kokë për 15 sekonda

64-vjeçari qipriot thyen rekordin “Guinness”, mban 511 gota vere në kokë për 15 sekonda

Kuriozitete August 25, 2025 - 09:19

Një 64-vjeçar nga Qipro ka thyer rekordin botëror “Guinness”, duke mbajtur në balancë 511 gota vere në kokë për 15 sekonda.

Aristotelis Valaoritis mbajti mbi kokë një “bllok” që peshonte rreth 63 kilogramë.

Gjatë provës, gotat ishin vendosur në shtresa me dërrasa mes tyre dhe u ngritën me një pajisje mbi kokën e tij.

Dhe asnjë gotë nuk ra gjatë gjithë kohës së performancës.

Valaoritisi kishte vendosur rekordin e parë në vitin 2023 me 319 gota, por këtë herë vendosi të mos kërcente për të siguruar suksesin e sfidës. /Telegrafi