
Gazetares braziliane i vidhet telefoni gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë
Kuriozitete
August 21, 2025 - 13:17
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë gazetarët mund të ballafaqohen me sfida të ndryshme, por një gazetareje braziliane i ndodhi diçka që më së paku e kishte pritur.
Ajo gjatë raportimit të drejtpërdrejtë dhe derisa po fliste para objektivit të kamerës, pranë saj kaloi me shpejtësi një hajn që ishte në biçikletë dhe që ia merr telefonin nga dora.
Bëhet fjalë për gazetaren Beatriz Casadei po lajmërohej drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit Balaco Geral, kur hajni ia vodhi telefonin.
Nuk dihet nëse hajni është kapur nga policia apo i është kthyer telefoni gazetares braziliane. Pamjet janë bërë virale dhe kanë marrë mijëra pëlqime. /telegrafi