
Rekord botëror në Japoni: Më shumë se 95 mijë njerëz të moshës mbi 100 vjeç
Kuriozitete
August 03, 2025 - 23:24
95 mijë e 119 persona në Japoni, aktualisht kanë mbushur 100 vjet ose më shumë, një shifër që tregon qartë shëndetin dhe jetëgjatësinë e popullsisë së këtij vendi.
Gratë përbëjnë rreth 88 për qind të totalit, duke treguar se ato jetojnë më gjatë në krahasim me burrat ndërsa ky është viti i 54-të radhazi që numri i qindvjeçarëve në Japoni rritet, një tregues domethënës i nivelit të lartë të jetëgjatësisë së popullsisë, transmeton albinfo.ch.
Japonia është ndër vendet me jetëgjatësinë më të madhe në botë.