Sipas shkencës, gratë janë pilote më të afta se burrat

Sipas shkencës, gratë janë pilote më të afta se burrat

Kuriozitete July 31, 2025 - 23:21

 

Pilotet gra mund t’i përballojnë më mirë situatat stresuese në fluturim sesa gjinia e kundërt, thotë një studim i ri nga University of Waterloo.

Kërkimet sfidojnë pohimet tradicionale në aviacion dhe tregon se pilotet kanë pika të forta unike që duhet të pranohen më mirë në trajnim dhe sistemet e vlerësimit.

“Këto rezultate janë entuziazmuese sepse na shtyjnë të rimendojmë si i vlerësojmë pilotët”, thotë autorja e studimit, Naila Ayala. “Ne s’mund të hamendësojmë se meqenëse dy pilotë po shohin të njëjtat gjëra, do të reagojnë njësoj. Studimi ynë tregon që gratë janë më të afta për të ruajtur kontrollin dhe marrë vendime për situatat stresuese në fluturim.”

Studimi tregoi se pavarësisht të dyja gjinitë kanë thuajse të njëjtën vëmendje vizuale dhe eksperiencë, gratë bëjnë më pak gabime në kontrollimin e fluturimit kur niveli i stresit rritet.

Kjo do të thotë se edhe pse të dyja gjinitë shfaqën të njëjtën vëmendje ndaj të njëjtit informacion gjatë një fluturimi, gratë ishin më konsistente dhe të sakta në përgjigje.

Shkencëtarët përdorën një simulator për të studiuar 20 pilotë me eksperiencë, 10 gra dhe 10 burra që u vendosën në situata tipike dhe emergjente. Në secilin rast, ekipi regjistroi se çfarë po vëzhgonin pilotët dhe përgjigjen e tyre.

Pilotët mbajtën syze që ndjekin vështrimin dhe përfunduan praktika standarde fluturimi si mosfunksionim motori dhe probleme me uljen për të testuarreagimin e tyre nën presion. Kjo u lejoi studiuesve të mblidhnin të dhëna për vëmendjen vizuale dhe saktësinë e performancës.

Ekipi shpreson se rezultati do të ndihmojë në formësimin e trajnimeve të ardhshme të pilotëve dhe standardeve të vlerësimit duke pranuar larmishmërinë e pikave të forta dhe aftësive.