
Njëvjeçari kafshon kobrën në Indi, djali mbijeton e gjarpri ngordh
Në një incident tronditës në distriktin Bettiah të Biharit të Indisë, një djalë njëvjeçar kafshoi një kobër duke e ngatërruar me një lodër ndërsa luante në shtëpinë e tij.
Fëmija ra pa ndjenja pasi kafshoi gjarprin dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Mjekët thonë se ai nuk ka treguar shenja të pranisë së helmit dhe është ende duke u trajtuar, por është jashtë rrezikut.
Ndërsa gjarpri ngordhi, fëmija është shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut.
Siç shkruajnë mediat e huaja, një kobër 60 centimetra e gjatë hyri në shtëpi dhe fëmija e kafshoi pasi e ngatërroi me një lodër.
Pasi e kafshoi, e ndau zvarranikun në dy gjysma, pas së cilës gjarpri ngordhi.
Vendasit e fshatit thanë se kobra iu afrua shumë fëmijës, gjë që ndoshta e shqetësoi, duke e bërë atë ta merrte dhe ta kafshonte.
Ata e quajtën këtë një akt refleksiv ku fëmija i ngulte dhëmbët një kobre, duke e vrarë atë menjëherë.