
E pazakontë - bizoni shfaqet rrugëve të një fshati të Prishtinës
Kuriozitete
July 24, 2025 - 13:15
Në një ngjarje të pazakontë për vendin tonë, raportohet se është parë një bizon që ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe rrjeteve sociale.
Kjo kafshë e egër, që zakonisht gjendet në zona më të largëta të Evropës, ka bërë shfaqjen e saj të papritur në afërsi të kryeqytetit të Kosovës.
Derisa nuk ka ende konfirmime zyrtare, sipas komentuesve, kafsha është parë në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës.
Ndryshe, bizoni, i njohur si një prej kafshëve më të mëdha të egra në Evropë, ka qenë i zhdukur në shumë pjesë të kontinentit, por në vitet e fundit ka pasur përpjekje për ringjalljen e popullatave të tij në rezervate natyrore.
@qwerty.uup #tiktok #fyp #fyp ë Trojet e mija - Rifat Berisha