Shpërthim i fuqishëm në Diell

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Kuriozitete July 17, 2025 - 22:47

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka kapur disa pamje mahnitëse të Diellit, veçanërisht një shpërthim të fuqishëm që është shkëputur prej tij.

Kjo ngjarje ndodhi më 14 korrik dhe u regjistrua gjatë një periudhe 10-orëshe.

Ajo përkoi pikërisht me 25-vjetorin e njërës prej ngjarjeve më të fuqishme diellore të epokës hapësinore, e njohur si Ngjarja Diellore e Ditës së Bastijës ose Dita Kombëtare e Francës.

Kjo ngjarje shkaktoi stuhi të fuqishme gjeomagnetike, keqfunksionime të satelitëve dhe ndërprerje të radio komunikimeve, dhe është tashmë një pikë referimi për shkencëtarët që merren me motin hapësinor./rtk