A mund ta gjeni biçikletën pa çiklist brenda dhjetë sekondash?

A mund ta gjeni biçikletën pa çiklist brenda dhjetë sekondash?

Kuriozitete September 30, 2024 - 10:27

Një fotografi e publikuar së fundmi ka habitur shumë përdorues të rrjetet sociale, ku u kërkohet atyre të gjejnë biçikletën pa çiklistin në mesin e qindra çiklistëve të tjerë që gjendeshin me biçikleta.

Ky mision sipas autorëve të fotografive kërkohet të përmbushet për vetëm dhjetë sekonda, transmeton telegrafi.

Sfida është krijuar nga Sigma Sports, që u kërkon të gjithë atyre që pretendojnë se kanë sy të “shqiponjës” të gjejnë biçikletën.

Por vetëm dhjetë për qind e përdoruesve të rrjeteve sociale kanë arritur ta gjejnë vetëm biçikletën e "Sigma Sports".

Shumica e pjesëmarrësve kanë pranuar se u është dashur një mesatare prej 23 sekondash që ta gjejnë biçikletën.

Image