Në Ballkan, bora e parë në mes të shtatorit bie në Slloveni
Vala e ftohtë e Atlantikut mbi Evropë po lëviz drejt lindjes, ku bora e parë ka rënë në Kredarica të Sllovenisë.
Stuhia shkaktoi më së shumti probleme në bregdetin slloven, por skenarët më të këqij nuk u realizuan, njoftoi sot Agjencia Sllovene e Mjedisit (Arso).
Reshjet në Slloveni nuk kanë të ndalur ende dhe në disa vende ka rënë bora e parë, por përkundër kësaj nuk priten probleme të mëdha.
Në Istria sllovene më shumë shi ra në vetëm pak orë sesa zakonisht gjatë gjithë verës.
Në vetëm pak orë kanë rënë mbi 50 litra shi për metër katror, ndërsa në disa vende edhe njëqind.
“Portoroz ka pasur më pak se 100 litra shi për metër katror gjatë gjithë verës, por tani rreth 200 milimetra. Prandaj, këto reshje janë mjaft të mëdha, por reshje të tilla nuk janë rekord për këtë rajon”, njoftoi Arso. /Telegrafi