Zbulohet varri masiv në Itali, brenda tij fshihej një thesar
Kuriozitete
August 09, 2024 - 23:41
Një varr i zbuluar së fundmi i shekullit të VII para Krishtit kishte një thesar me mbi 150 artefakte të lashta, duke përfshirë mbetjet e dy koçive.
Qyteti italian Corinaldo, pranë Detit Adriatik, ka njoftuar përmes një deklarate zbulimin e një varri katërkëndor prej rreth 3.6 metrash me 2.1 metra brenda një grope të rrumbullakët.
Zbulimi ishte pjesë e projektit të Universitetit të Bolonjës, i cili filloi në vitin 2017. Pika kulmore e gërmimeve deri tani është një varr i gjetur në vitin 2018 që ekspertët besojnë të jetë i një princi Picen.
Tani, një varr i mbushur me më shumë se 150 sende të aristokracisë Picene i janë shtuar zbulimit.