E godet rrufeja derisa po rregullonte kopshtin e fqinjit, adoleshenti në Florida i shpëton mrekullisht më të keqes

E godet rrufeja derisa po rregullonte kopshtin e fqinjit, adoleshenti në Florida i shpëton mrekullisht më të keqes

Kuriozitete July 18, 2024 - 10:40

Një adoleshent amerikan është goditur nga rrufeja derisa ishte duke rregulluar kopshtin, por që mrekullisht i ka shpëtuar vdekjes.

Daniel Sharkey ishte duke prerë degët e pemëve të fqinjit në Altamonte Springs të Floridas, kur u godit nga rrufeja.

Nga goditja e fuqishme ai u rrëzua në tokë dhe bënte lëvizje të pakontrolluara nga dhimbjet e mëdha – e banorët që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje i dolën menjëherë në ndihmë.

“U zgjova dhe pashë veten në tokë. Tentova të bërtasë por nuk mundesha”, tha ai për WFTV-në.

Sharkey u dërgua në spitalin regjional të Orlandos, ku u shtrua në repartin e kujdesit intensiv, nga ku është bërë e ditur se ka lëndime në kraharor nga elektriciteti që përshkoi trupin e tij. /telegrafi