“Çfarë e çmend një mashkull?”, kjo vajzë bëhet virale me përgjigjen që dha

“Çfarë e çmend një mashkull?”, kjo vajzë bëhet virale me përgjigjen që dha

Kuriozitete June 27, 2024 - 13:14

Një vajzë u bë sensacion viral në rrjetet sociale, pas një interviste që dha për një vloger.

Nëse jeni përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, mund të jetë e pamundur që kjo grua të mos ketë dalë në feed-in tuaj.

Gjatë një interviste me Tim & Dee Tv, ajo u pyet rastësisht nga një youtuber se ‘çfarë e çmend një mashkull’.

Vajza e cila është bërë sensacion dha një përgjigje tejet epike për të cilën është bërë virale dhe ka fituar epitetin në internet “Hawk Tuah Girl”.

Por, kush është ajo dhe si qëndron historia pas saj?

Vajza “Hawk Tuah” fitoi vëmendje të gjerë pas përgjigjes së saj të sinqertë me Tim & Dee TV.

Ajo ishte ndalur rastësisht në rrugë nga vlogeri, po përgjigjja e saj ka pushtuar rrjetin duke u bërë temë diskutimi në internet.

Sipas raportimeve të shumta, ajo thuhet të jetë identifikuar si Hailey Welch nga Nashville i Tenessees.

Ekzistojnë zëra të shumtë, që Welch punon si mësuese parashkollore dhe që ka humbur punën për shkak të videos sensacionale, por që një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Deri më tani nuk ka pasur as edhe një reagim nga vetë vajza.

Videon mund ta ndiqni nga minuta 9:53: