Si po ndikon pluhuri saharian në energjinë diellore?
Hulumtimet e fundit kanë treguar se pluhuri i Saharasë mund të godasin prodhimin e energjisë diellore.
Pluhuri saharian është më i njohur në Evropë për ngjyrosjen e qiellit në portokalli, duke reduktuar cilësinë e ajrit dhe duke lënë një shtresë të imët pluhuri nëpër çatitë dhe makinat.
Megjithatë, pluhuri sipas ekspertëve po shkakton edhe një ‘ndotje’ të qelizave diellore.
“Marsi i vitit 2022 ishte një ngjarje ekstreme, por edhe sasi të vogla pluhuri mund të zvogëlojnë rrezet e diellit që arrijnë në qelizat diellore me 15%, dhe me rritjen e shpejtë të energjisë diellore në Evropë, humbjet nga ndotja mund të arrijnë në miliarda euro në vit”, tha profesori Eduardo Fernadez.
Profesor Almonacid thotë se pluhuri i Saharasë është veçanërisht i ndërlikuar: “Grimcat janë shumë të imta nga pluhuri i Saharasë. Dhe është veçanërisht e vështirë për t’u pastruar”.