Ish-agjenti i FBI-s zbulon një truk që përdorin kamerierët për të dyfishuar bakshishin e tyre
Një ish-agjent i FBI-s, i njohur si Chris Voss thotë se ekziston një truk të cilin kamarierat e përdorin për të fituar bakshish më shumë nga klientët.
Ai siç duket iu referua një studimi të vitit 2003 ku ishin të përfshirë stafi i kamarierëve.
Gjysmës së stafit iu kërkua të merrnin porositë si zakonisht derisa gjysma tjetër e stafit duhet të përsërisnin porositë e klientëve.
Pra nëse një klient porosiste një hamburger, kamerieri duhet të përsëriste atë që ka thënë klienti: “Një hamburger a po?”.
Sipas studimit nga Universiteti i Nijmegenit, duke bërë këtë do të thoshte që kamerieri do të shihte që bakshishi i tyre të rritej me 70 për qind.
Ky truk priret nga tendenca e njerëzve për të pëlqyer të tjerët që veprojnë sikur ata, edhe nëse kamerierët përsërisin porosinë e klientit në restorant.
Sipas ish-agjentit, ky quhet ‘pasqyrim’ dhe rrit bakshishin duke bërë që klienti të mendojë se kamerieri është më i pëlqyeshëm.
Sigurisht, mund të ketë arsye të tjera pse mund të jepet përshtypja e shërbimit të mirë, pasi dikush sugjeroi se përsëritja e porosisë i ndihmon klientët të kuptojnë se janë dëgjuar siç duhet. /telegrafi