Pse roletat në dritaret e aeroplanit duhet të ngrihen gjithmonë gjatë ngritjes dhe uljes?
Të ulesh pranë dritares gjatë fluturimit me aeroplan mund të jetë adrenalinë në vete, duke parë të gjithë atë peizazh.
Ndoshta jeni të vetëdijshëm për debatin e furishëm rreth vendosjes së roletave në pjesën e dritareve.
Ekspertët thonë se ekzistojnë dy raste kur duhet me patjetër që roletat e dritareve në aeroplan të jenë hapur.
Këto dy raste janë gjatë ngritjes dhe uljes së aeroplanit. Në fakt, disa linja ajrore madje kërkojnë që ato të jenë të hapura gjatë këtyre fazave të fluturimit.
“Ngritja e roletave në dritare gjatë ngritjes dhe uljes e bën më të lehtë për stjuardesat të vlerësojnë çdo rrezik të jashtëm, si zjarri ose mbeturinat, që mund të ndërhyjnë në një evakuim emergjent”, thotë piloti Patrick Smith.
“Gjithashtu ju ndihmon të qëndroni të orientuar nëse ka një ndikim të papritur me rrotullimin ose rrëzimin”, shtoi ai.
Por pse konkretisht gjatë ngritjes dhe uljes?
“Roletat e dritareve duhet të jenë gjithmonë të hapura për ngritje dhe ulje, sepse ato janë momentet kur ka më shumë gjasa të ndodhin incidente ose aksidente”, deklaroi Lisa, një ish-stjuardesë e “American Airlines”.