Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë
Nxënësve u është “ndaluar” përdorimi i tualetit gjatë orëve të mësimit për shkak se shumë po “thithin drogë”.
Prindërit e fëmijëve në “Winton Community Academy” në Andover, Hampshire, kanë kritikuar vendimin duke pretenduar se mund të çojë në “aksidente të fëmijëve – sidomos të vajzave, kur ato kanë nevojë”.
Megjithatë, masa thuhet se është bërë për të ndaluar fëmijët që të “thithin drogë” gjatë orëve mësimore.
“Është e tmerrshme që vajza ime duhet të ngrihet dhe të debatojë me mësuesit për të shkuar në tualet. Imagjinoni si një vajzë të re që duhet të ngrihet para klasës dhe të flasë për menstruacionet”, ka thënë mamaja Rebecca Ewen, 37 vjeçe, e cila e nxori vajzën e saj nga shkolla.
Por një zëdhënës i “Winton Community Academy” theksoi se “nxënësit nuk ndalohen të përdorin tualetin midis mësimeve, para shkollës ose pas shkollës. Fatkeqësisht, ne duhet të monitorojmë banjat, për shkak të nevojës për të mbrojtur studentët nga ekspozimi ndaj drogës”. /Telegrafi