Dhjetë vendet më të bukura për t’u vizituar në Perlën e Ballkanit
Fshatra piktoresk në majë të kodrave, vende të jashtëzakonshme antike, plazhe parajsore dhe male spektakolare. Kështu e nis artikullin e saj media amerikane online MSN e cila rekomandon
10 vendet më të bukura për t’u vizituar në një udhëtim në Shqipëri.
Sygjerimi i parë i medias amerikane për turistët është Berati qyteti i bukur i një mbi një dritareve i strehuar midis dy kodrave dhe lumit Osum.Në këtë qytet mund të vizitohet një kështjellë e shekullit të 13- të , e cila ofron një panoramë të këndshme të gjithë luginës.
Është një mjedis shqiptar i përsosur, të cilin nuk do të dëshironit ta lini.
Si një destinacion i mrekullueshëm vlerësohet edhe Butrinti një vend arkeologjik me pamje të veçantë.Nuk lejohet pa përmendur edhe Riviera shqiptare ku theksohet bukuria e plazheve në Dhërmi.
Në listën e vendeve që sygjerohet të vizitohet edhe Sheshi Skënderbej, zemra historike e Tiranës që shërben si një pikënisje e shkëlqyer për të eksploruar historinë dhe kulturën shqiptare.Më pas renditen Gjirokastra dhe Ishulli I Zvernecit.
Në listën me 10 destinacione nuk lihen pa përmendur edhe Alpet Shqiptare Parku Kombëtar dhe Lugina e Thethit. /abcnews