Liqeni në Hawai kthehet në ngjyrë rozë, çfarë po shqyrtojnë shkencëtarët
Një liqen në një strehë të kafshëve të egra në Hawaii është kthyer në ngjyrë rozë, në një fenomen që shkencëtarët besojnë se është rezultat i “halobaktereve” që rriten në ujërat me përqendrime jashtëzakonisht të larta të kripës për shkak të thatësirës.
Shkencëtarët në Strehën Kombëtare të Kafshëve të Egra në Kealia në Maui kanë monitoruar ndryshimin e ngjyrës në ujërat e liqenit që nga 30 tetori.
Siç theksoi menaxheri i strehës, Brett Wolff, ai u informua nga një qytetar që ecte përgjatë brigjeve se “diçka e çuditshme po ndodh këtu”. Wolff u alarmua, duke besuar se ngjyra rozë ishte një tregues i algave të tepërta. Megjithatë, testet laboratorike treguan se një organizëm i quajtur halobaktere ishte “përgjegjës” për ndryshimin.
Sipas Guardian, halobakteret janë organizma njëqelizorë që lulëzojnë në trupa ujorë me përqendrime të larta kripe, kjo është arsyeja pse ato konsiderohen “ekstremofile”, domethënë organizma që lulëzojnë në kushte ekstreme për shumicën e gjallesave.
Kripësia në liqenin Kealia është aktualisht dyfishi i ujit të detit.
Sipas të njëjtave informacione, thatësira e Mauit ndoshta kontribuon në këtë fenomen. Në rrethana normale, sipas Wolff, ujërat e përroit Waikapu përfundojnë në Kealia, duke e ngritur nivelin e tij, por kjo ka kohë që ka ndodhur. Një shi, i cili do të ulte nivelet e kripës së ujit, mund ta kthejë atë në ngjyrën e tij normale, vlerëson Wolfe.
Askush nga shkencëtarët nuk ka parë një ngjyrë të tillë në liqen në shtatëdhjetë vitet e fundit, megjithëse ka pasur periudha thatësire dhe rritje të kripësisë në të kaluarën./abcnews
Officials in Hawaii are trying to understand what is causing a coastal pond on Maui to turn pink. There are some indications that drought may be to blame. U.S. Fish and Wildlife staff at the Kealia Pond National Wildlife Refuge have been monitoring the water since Oct. 30. pic.twitter.com/3kHOT8xtew
— The Associated Press (@AP) November 10, 2023