Bosnjë, piloti gjerman publikon pamje nga aterimi i aeroplanit në pistën e shkurtër të aeroportit

Bosnjë, piloti gjerman publikon pamje nga aterimi i aeroplanit në pistën e shkurtër të aeroportit

Kuriozitete October 05, 2023 - 13:19

Një video nga aeroporti ndërkombëtar i Sarajevës u shpërnda së fundmi në llogarinë e Instagram-it të “Skywise747”.

Bëhet fjalë për llogarinë e pilotit gjerman Sebastian, i cili punon në kompaninë ajrore “Lufthansa”, i cili ndan çdo ditë përmbajtje interesante nga puna.

“Afrimi dhe ulja në aeroportin e Sarajevës. Kjo është me të vërtetë një sfidë që kërkon udhëzime dhe përgatitje të plotë”, shkroi ai në Instagram.

“Male në tre anët e aeroportit, stuhi të shpeshta dhe gati gjithmonë erëra të fuqishme gjatë aterrimit në një pistë mjaft të shkurtër. Duhet të dini se ku të shkoni në çdo moment të afrimit, veçanërisht në rast të një dështimi të motorit në distancë”, tha ky pilot.

Kujtojmë se ndonëse udhëtimi ajror konsiderohet si forma më e sigurt e transportit, ka qenë aeroplani i kompanisë “Lufthansa” që ka pësuar një dështim të motorit teksa fluturonte në lartësinë 11 mijë metra mbi Bosnjë dhe Hercegovinë dhe për pasojë është dashur të bëjë një ulje emergjente në Zagreb.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sebastian (@skywise747)