Shpërthejnë depozitat, momenti kur qyteti portugez mbulohet nga 2.2 milionë litra verë të kuqe që derdhej rrugëve
Kultivuesi i verës arriti që një qytet të vogël në Portugali – Sao Lourenco do Bairro, ta shndërrojnë në “lumë”, kur dy depozita aksidentalisht u thyen dhe nga to u derdhën 2.2 milionë litra verë të kuqe në rrugët e qeta të qytetit portugez.
Derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe, vera e kuqe binte nga majat e kodrës, ku ishte edhe pronari e një kultivuesi të verës të cilit iu thyen depozitat, transmeton Telegrafi.
Banorët lokalë mbetën të habitur derisa panë verën duke u derdhur nëpër rrugë, e përmbytjet ishin aq të mëdha sa që krijoi një alarm për ambientin.
Ishin ekipet e zjarrfikësve që bllokuan derdhjen e verës, që rrezikonte të përfundonte në lumin që ishte afërt.
Në anën tjetër kompania Levira që kishte në pronësi depozitat e verës, ka kërkuar falje për këtë “incident”.