Shiu i meteorëve ndriçoi qiejt, BBC-ja publikon foto nga Shqipëria të fenomenit të rrallë

Shiu i meteorëve ndriçoi qiejt, BBC-ja publikon foto nga Shqipëria të fenomenit të rrallë

Kuriozitete August 13, 2023 - 21:56

Perseid, shiu i meteorëve që shfaqet çdo vit mes ka ndriçuar qiejt në shumë vende anembanë botës.

Shfaqja natyrore ndodh çdo vit në fund të verës dhe këtë vit arriti kulmin natën midis së shtunës dhe së dielës.

Shiu i Perseidëve, siç quhet grupi i meteorëve që shkëputet nga bishti i kometës Swift-Tuttle, ndodh çdo vit në periudhën midis 17 korrikut e 24 gushtit, me kulmin midis 9 e 13 gushtit.

Ndërsa godasin atmosferën e Tokës, ato digjen, dhe duken si vija të shndritshme.

Ndryshe njihen dhe si yje që godasin dhe mund të shihen edhe me sy të lirë.

BBC-ja ka publikuar foto të shkrepura në disa shtete, mes tyre edhe nga Parku Kombëtar i Shebenikut, në Shqipëri.

Në Shqipëri, ky fenomen u shfaq në Fushë Studë, pranë Librazhdit.

Image

Mbi 200 persona morën pjesë në këtë aktivitet të organizuar nga Shebenik Egnatia Explorers ku shijuan pamje të qiejve dhe format yjore nëpërmjet teleskopëve nga kampi i ngritur në Fushë Studen.

Në këtë natë të apasionuarit për qiellin patën mundësinë të informohen për planetin dhe yjësinë, të vëzhgojnë më nga afër me teleskopë, ndërsa fotografët i kapën këto momente qiellore përmes teknikave astro-fotografike.

Në Ballkan, fenomeni u pa dhe ishullin Lastovo në Kroaci.

Ndër vendet e tjera të botës, Perseid u shfaq ne Spanjë, Austri, Turqi dhe Kore të Jugut.

Shiu i meteorëve konsiderohet si një nga ngjarjet më të mira dhe më tërheqëse astronomike./Telegrafi