BBC: Fotografia e Prishtinës, e dyta në mesin e shkrepjeve të Hënës së Plotë
BBC-ja ka realizuar një artikull, në të cilën ka listuar disa prej shkrepjeve më të bukura të Hënës së plotë nëpër botë. Secila nga tyre paraqet një pamje magjike pranë monumenteve e identifikimeve kulturore në vendeve të ndryshme.
“Ndërkohë, këtu janë disa nga fotot më të mira të superhënës të së martës nga e gjithë bota”, ka shkruar BBC në artikull.
Ndërkaq fotografia e dytë e përzgjedhur nga mediumi ndërkombëtar është pikërisht pamja e Prishtinës.
“Hëna ‘Sturgeon’ e së martës, e quajtur kështu pas rritjes së numrit të peshqve në liqenet e Amerikës së Veriut në këtë kohë të vitit, shkëlqen mbi ndërtesat në Prishtinë, Kosovë”, shkruhet në fotolegjendën e fotografisë me autorësi të Getty Images.
Hëna e plotë në kryeqytetin kosovar shoqërohet nga drita që lëshohet nga katedralja dhe ndërtesat e larta të cilat i ka përreth, e që e bën fotografinë me motive urbane.
Fotografitë e tjera të publikuara nga BBC janë nga Malta, Qiproja, Izraeli, Kina, Turqia e Spanja. /rtklive