Përse meshkujt duhet të gjunjëzohen kur t’i propozojnë vajzës për fejesë

Përse meshkujt duhet të gjunjëzohen kur t’i propozojnë vajzës për fejesë

Kuriozitete July 29, 2023 - 19:54

Gjunjëzimi është gjithashtu protokoll për shumë rituale ceremoniale, duke përfshirë edhe ato romantike

Fejesa bëhet në atë mënyrë që mashkulli ulet në njërin gju dhe i ofron unazën femrës. Mirëpo, pikërisht si ka ardhur koha që partneri duhet të ulet?

Fatkeqësisht nuk ekzistojnë burime të verifikuara teorike të këtij gjesti romantik, por ekzistojnë disa teori për të cilat besohet që janë të sakta.

Në mesjetë kalorësia akoma nuk ishte zhdukur dhe mënyra formale e joshjes ishte versioni i lidhjes së sotme.

Gjunjëzimi është gjithashtu protokoll për shumë rituale dhe ceremoni, duke përfshirë edhe ato të llojit romantik, transmeton telegrafi.

Veprat artistike mesjetare dhe literatura tregojnë kalorësinë me gjunjë të lakuar para sundimtarëve të tyre në shenjë nderimi dhe respekti, apo se si gjunjëzohen para konteshave që të shprehin robërinë e tyre të përhershme.