Gruaja këndonte gjersa mjekët ia hiqnin tumorin e trurit në një spital në New Jersey

Gruaja këndonte gjersa mjekët ia hiqnin tumorin e trurit në një spital në New Jersey

Kuriozitete July 20, 2023 - 08:20

Një grua nga New Jersey këndoi gjatë operacionit ndërsa mjekët i hoqën një tumor në tru që po i shkaktonte kriza.

Krystina Vied nga Keansburg iu kërkua të qëndronte zgjuar dhe të fliste gjatë operacionit, në mënyrë që mjekët të mund të shihnin në kohë reale se si procedura po ndikonte në trurin e saj.

Gruaja 30-vjeçare, e cila kishte vuajtur nga krizat për më shumë se një dekadë, kohët e fundit mësoi se ato ishin shkaktuar nga një tumor në tru, raporton nypost, transmeton telegrafi.

Ndërsa ajo ishte e tmerruar përpara operacionit, Vied gjeti ngushëllim në faktin se doktori i kërkoj që të këndonte – diçka që ajo e ka pasion.

“Një nga pasionet e Krystinës është të kënduarit. Ajo pëlqen të bëjë karaoke. Kështu e kuptuam dhe thamë pse mos ta lëmë të këndojë?”, tha Dr. Nitesh Patel, bashkëdrejtor i onkologjisë neurokirurgjike në Hackensack Meridian Health në Qendrën Mjekësore të Universitetit Jersey Shore.

Videoja e realizuar brenda spitalit tregon se Vied e nisi operacionin duke kënduar këngën “Sweet Caroline” të Neil Diamond përpara se ta ndërronte me disa melodi të njohura të Disneyt.

Ajo që zakonisht do të ishte një sprovë e frikshme u bë shpejt një përvojë pozitive për Viedin, e cila tha se ishte “sikur po mbaja një koncert të vogël për të gjithë”.

Në fund të procedurës, jo vetëm që koncerti i saj kishte sukses, por edhe operacioni.

Viedi thotë se hapat e ardhshëm përfshijnë kimioterapinë dhe rrezatimin, të cilat shpresojmë se do të shkatërrojnë pjesën e mbetur të tumorit.