Videoja e djaloshit që fut gjarprin në shtëpi bëhet virale në internet

Videoja e djaloshit që fut gjarprin në shtëpi bëhet virale në internet

Kuriozitete July 18, 2023 - 10:26

Një video ku një fëmijë loz me një gjarpër në shtëpi po bëhet virale në internet.

Videoja e shkurtër ka zemëruar shumë njerëz, ku shumë kërkonin llogari nga prindërit për përgjegjësinë e tyre.

Pamjet e këtij djaloshit në Indi u shpërndanë nga një llogari në rrjetin social Instagram. Aty shihet se si fëmija po e mbante gjarprin për dore dhe po tentonte ta fuste zvarranikun në dhomën e ndenjës.

Në ato momente anëtarët e familjes u zhvendosën në një cep të shtëpisë dhe madje i thoshin që të mos e fuste zvarranikun brenda.

Në një moment, një burrë e kapi djaloshi për dore si duket për të parandaluar një incident të mundshëm.