Stjuardesa shpjegon se kjo pjesë në aeroplan nuk pastrohet kurrë dhe është më pis se tualetet

Stjuardesa shpjegon se kjo pjesë në aeroplan nuk pastrohet kurrë dhe është më pis se tualetet

Kuriozitete July 05, 2023 - 13:52

Një stjuardesë ka zbuluar përmes një videoje se cila pjesë në aeroplan është më pis se tualetet, pasi “nuk pastrohet kurrë”.

Brenda Orelus, nga Miami, e cila në internet njihet si Flight Bae B, tha se xhepat e pasmë të ulëseve janë të mbushura me mikrobe dhe nuk kanë mirëmbajtje ose pastrim të rregullt ndryshe nga tualetet.

Stjuardesa paralajmëroi 98 mijë ndjekësit e saj në TikTok për faktin alarmues në një video dhe tha se ajo kishte parë pasagjerë që kanë vendosur një mori gjërash në ato xhepa, nga ushqimi deri tek faculetat e përdorura madje edhe pelenat e pista.

“A e dini se xhepat e pasme të sediljeve janë sipërfaqja më e ndotur në aeroplan? Janë më të ndotura se tualetet, janë më të pista se jastëkët e sediljeve”, tha Brenda.

“Kjo pasi nuk pastrohen kurrë. Vetëm nëse dikush vjell. Ato pastrohen vetëm sipërfaqësisht, kur dikush merr mbeturinat nga aty”. /Telegrafi

@flightbae.b Want to know the dirtiest surface on aircrafts? ë #dailytraveltips #airporttiktok #travelhacks #traveltiktok #flightbae #traveltok #flightattendant #flightattendantstories #cabincrewstories ë original sound - Flight Bae B!