Fenomeni i pazakontë, malet në Utah të mbushura me borë ngjyrë rozë
Bora malore në një qark të shtetit Utah, SHBA, po merr nuanca të kuqe, rozë dhe portokalli për shkak të asaj që ekspertët thanë se është një fenomen i quajtur ‘bora e shalqirit’. Vizitorët në malet e qarkut Cache fotografuan imazhe që tregonin nuancën e pazakontë të borës së mbetur dhe shkencëtarët thanë se është një fenomen natyror i shkaktuar nga një algë e gjelbër në lulëzim, “Chlamydomonas nivalis”, e cila gjendet në vargmalet malore në mbarë botën.
Sipas pamjeve të xhiruara që janë publikuar së fundmi mund të shohim se si bora ka marrë një pigment rozë. Scott Hotaling, një profesor në Universitetin Shtetëror në Utah, u shpreh se:
Algat e borës prodhojnë një pigment që në thelb errëson qelizat e tyre dhe vepron si një mbrojtje kundër rrezeve ultravjollcë, kështu që mbron ADN-në e tyre dhe aspektet e tjera të organeleve të tyre nga dëmtimi sepse ato janë në një vend kaq të ndritshëm. /oranews