Gruaja e themeluesit të OceanGate, që ndodhet në nëndetëse – është stërmbesa e çiftit që vdiq në Titanik [foto]

Gruaja e themeluesit të OceanGate, që ndodhet në nëndetëse – është stërmbesa e çiftit që vdiq në Titanik [foto]

Kuriozitete June 22, 2023 - 11:24

Wendy Rush është gruaja e Stockton Rush, themeluesit dhe drejtorit të OceanGate, i cili ndodhet në bordin e nëndetëses së zhdukur.

Siq raporton BBC, ajo është stërmbesa e pasagjerëve që vdiqën në Titanikun.

Bëhet fjalë për Isidor dhe Ida Strauss të cilët udhëtuan në klasën e parë me Titanikun, dhe u përmendën edhe në filmin Titaniku.

Gjegjësisht, Strauss ishin ndër pasagjerët më të pasur të Titanikut. Ata ishin bashkëpronarë të dyqanit të famshëm Macy’s.

Siç shkruante New York Times, ata ndoshta janë më të njohur për historinë e tyre tragjike të dashurisë.

Të mbijetuarit e Titanikut thanë se Isidor refuzoi të hynte në varkën e shpëtimit derisa të hynin të gjitha gratë dhe fëmijët. Ida, gruaja e tij prej 40 vitesh, nuk pranoi të shkonte pa të.

Më pas, të dy u panë duke qëndruar dorë për dore në kuvertën e Titanikut ndërsa anija u fundos. Në filmin Titaniku, ata përshkruhen si një çift që përqafohen në shtrat dhe presin vdekjen ndërsa uji vërshon rreth tyre.

Sipas arkivave të New York Times, trupi i Isidores u nxjerr nga deti rreth dy javë pas fundosjes. Eshtrat e Idës nuk u gjetën kurrë.

Wendy Rush, u martua me Stockton Rush në 1986. Ajo është drejtoreshë e komunikimit në OceanGate dhe, sipas faqes së saj në LinkedIn, ka qenë tre herë në rrënojat e Titanikut.

Image

Image

 

Image