Kjo është kafeneja që po e shet një filxhan kafe 930 euro
Brew Lab Cafe në Penrith në Australi pretendon se ka lloje të kafeve më të mira në botë. Madje, njëra nga to mban çmimin e 930 eurove.
Për të pirë një “kafe speciale” në atë kafene, duhet të bëni termin të paktën dy javë përpara.
“Pasi marrim një porosi për atë lloj kafeje, kontaktojmë me bashkëpunëtorët në Panama, ata e pjekin kafenë dhe më pas i dërgojnë kokrrat e kafesë me avionin e tyre privat. Kafeja bëhet nga kokrrat e një bime që rritet në 1700 metra mbi nivelin e detit pranë një vullkani në Panama”, tha Johnson.
Udhëtimi i pazakontë i kafesë pa dyshim kontribuon në çmimin e lartë prej 930 euro për filxhan.
Pasi të mbërrijnë kokrrat e kafesë, ato i nënshtrohen një procesi preciz përgatitjeje në Laboratorin e Brew duke përdorur letër filtra të lagur paraprakisht dhe ujë të zier saktësisht në 94 gradë Celsius.