Çfarë tregojnë ngjyrat që vishni për personalitetin tuaj
Çdo ngjyrë ka një domethënie të veçantë, sidomos kur kemi të bëjmë me veshjet në raste të ndryshme. Keni një intervistë pune apo takim të parë romantik? Epo sipas shkencës mund të përdorni secilën ngjyrë për të arritur qëllimin tuaj.
E zezaE zeza është ngjyra që personifikon luksin dhe sofistikimin. Sipas studimeve, kjo ngjyrë është një tregues i prestigjit, fuqisë, seriozitetit dhe inteligjencës së lartë.
E bardhaNjerëzit që veshin ngjyrën e bardhë duken të besueshëm duke qenë se ajo simbolizon pastërtinë dhe thjeshtësinë. Sipas psikologëve, e bardha mund të perceptohet edhe si ngjyra e sinqeritetit. Ajo mund t'ju ndihmojë të krijoni përshtypjen se jeni të organizuar dhe e keni situatën nën kontroll, ndaj visheni në prezantime projektesh.
BlujaNjerëzit e veshur me blu duken të besueshëm dhe sipas shkencëtarëve, nuancat e errëta të blusë kanë një efekt qetësues. Kjo ngjyrë mund të jetë një zgjedhje e mirë për njerëzit që punojnë në zyrë dhe kanë takime të rëndësishme. Vishni gjithnjë diçka blu në një intervistë ose takim pune.
VjollcaVjollca është një ngjyrë që tregon se keni një karakter unik. Në të kaluarën, vjollca ishte ngjyra e atyre që ishin të pasur dhe të fuqishëm dhe më vonë, ajo nisi të lidhej me të mistershmen dhe fantastiken. Nëse keni nevojë të shiheni si një person karizmatik, ngjyra vjollcë është një zgjedhje e shkëlqyer.
E kuqjaNgjyra e kuqe tërheq gjithmonë vëmendje. Një studim amerikan tregoi se burrat priren t'u bëjnë grave pyetje më personale kur veshin një bluzë të kuqe, ndaj është ngjyra ideale për një takim të parë. Shmangeni nëse keni një intervistë pune, pasi tregon vetëvlerësim të tepruar.
PortokalliaNgjyra portokalli ndihmon në thyerjen e akullit pasi trasmeton ngrohtësi, entuziazëm energji pozitive. Nëse jeni të ftuar në një festë dhe dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes, vishni diçka portokalli. E njëjta gjë vlen edhe nëse punoni me një ekip krijues.
JeshiljaNgjyra e gjelbër është e lidhur me natyrën, qetësinë dhe shëndetin. Ajo gjithashtu simbolizon pasurinë, fatin dhe kreativitetin. Nëse doni rritje page ose të paraqisni një ide të re në mbledhjen tuaj të ardhshme, zgjidhni ngjyrën e gjelbër.
RozaNgjyra rozë lidhet me romancën dhe mirësinë. Ajo ka një efekt relaksues dhe krijon perceptimin se jeni një njeri i qetë dhe empatik. Megjithatë, sigurohuni të mos vishni rozë në provime, takime dhe intervistat e para të punës pasi mund të krijoni idenë se jeni pak naiv.