Garuesi suedez i “Kush do të bëhet milioner” arrin deri te pyetja e fundit, shfrytëzon xholin dhe s’ia bën pyetjen mikut
Jonas von Essen së fundmi ka marrë pjesë në kuizin “Postkodmiljonaren” në Suedi, ku në pyetjen e fundit shfrytëzoi xholin “telefono mikun”, e më pas i kërkoi mikut që të shkojë në ahengun e tij që do ta organizojë javën e ardhshme.
Në kuizin e popullarizuar “Kush do të bëhet milioner”, garuesi Jonas von Essen javën e kaluar iu përgjigj të gjitha pyetjeve – duke fituar një milion kruna suedeze, transmeton Telegrafi.
Pas paraqitjes në kuiz dhe 14 pyetjeve, javën e kaluar atij i mbeti edhe një për ta fituar titullin e kuizit “Kush do të bëhet milioner”, ku është përgjigjur me saktësi të madhe dhe duke u bërë personi i 14 që e arriti këtë gjë.
“Cili është arkitekti që projektoi Chandigarh, qytetin në Punjab të Indisë, që u ndërtua në të 50-at”, ishte pyetje e fundit.
E pasi që i kishin mbetur tri nga katër xholët, Essen vendosi të argëtohet paksa në pyetjen e fundit – duke shfrytëzuar xholin “telefono mikun” ku i telefonoi mikut të tij David, të cilin e ftoi që të marrë pjesë në ahengun që do ta organizojë javën e ardhshme.
Prezantuesi e shikoi me habi, por shpejt e kuptoi se për çfarë bëhet fjalë. Pas telefonatë shfrytëzoi xholin (50-50), u përgjigj në pyetjen dhe u ul në karrige derisa priste të shfaqet përgjigja. Pasi fitoi paratë, tha se fillimisht do të blejë shumë palë të çorapeve.