A e dini se fotoja e famshme e kryeministrit të parë izraelit u realizua nga një shqiptar?

A e dini se fotoja e famshme e kryeministrit të parë izraelit u realizua nga një shqiptar?

Kuriozitete January 18, 2023 - 13:35

Një ndër fotot më të famshme, e një prej etërve të themelimit të Shtetit të Izraelit, ajo e kryeministrit të parë të vendit hebraik, David Ben-Gurion (1886-1973), është realizuar nga shqiptari Gjon Mili.

Korçari Gjon Mili (28 nëntor 1904– 14 shkurt 1984) konsiderohet si një nga fotografët më të mëdhenj të shekullit të XX.

Foto të tjera të famshme e tij nga Izraeli janë ato të Adolf Eichmanit gjatë gjyqit, nazistit të kapur nga Mossad në Argjentinë (maj 1960), dhe që ishte përgjegjës për zhdukjen e disa miliona hebrenjve gjatë Holokaustit.

I lindur në Korçë në vitin 1904, Gjon Mili emigroi bashkë me familjen kur ishte fare i vogël, fillimisht për t’u ndalur në Rumani, ku mbaroi dhe shkollën e mesme në Bukuresht, dhe pastaj për në SHBA (1923).

Ishte pikërisht në Shtetet e Bashkuara ku Mili e ktheu në art pasionin e tij të jetës, fotografinë, si dhe ndriçimin, për të cilin kreu dhe studimet përkatëse si inxhinier elektrike në universitetin e mirënjohur MIT (Massachusetts Institute of Technology).

Nga Roma në Hollivud, nga fotografitë e artistëve tek ato të sportistëve apo figurave të njohura shoqërorë, pasioni për fotografinë, syri artistik si dhe studimet shkencore të kryera në fushën e ndriçimit, i dhanë mundësinë të hynte në histori si fotografi i parë që përdori “flashin elektronik” apo “dritën stroboskopike”.

Që prej vitit 1939 filloi të bashkëpunonte me revistën “Life”, me të cilin bashkëpunoi deri në fund të jetës të tij, në vitin 1984 (vdiq nga pneumonia).

Përgjatë këtyre viteve emri i Milit mori famë ndërkombëtare për shkak të stilit të spikatur, lëvizjes së dukshme në foto, si edhe personazheve të njohur të cilët fotografoi, midis tyre edhe piktori i madh Pablo Pikaso.

Image

Image

Image

Image