450 dollarë për një në natë, trendi i kabinave të varura në shkëmbinj [video]
Kur flasim për një dhomë me pamje të bukur, atëherë ajo gjendet në luginën e shenjtë të Perusë, ku në 400 metra lartësi gjenden kabinat e xhamit që ofrojnë luks dhe akomodim për të gjithë ata që nuk i frikësohen lartësisë.
Bëhet fjalë për suitat Skylodge që sipas uebfaqes ndërkombëtare “Airbnb”, duhet ndarë 450 dollarë që të kalohet një natë në një nga këto kabina.
Ato janë të ngjitura në skaj të shkëmbinjve të lartë dhe janë plotësisht transparente, pra të punuara nga xhami, transmeton Telegrafi.
Për të arritur deri te ato, pushuesit duhet të bëjnë ngjitje maleve dhe të përdorin disa shkallë të hekurta të ngjitura në shkëmb ku përmes një kablloje të çeliktë – pra me “zipline” duhet futur në to.
Fotografitë e publikuara më poshtë janë tejet mbresëlënëse dhe ofrojnë peizazh të rrallë. Sa i përket hapësirës, në këto kabina janë nga katër shtretër, ka hapësirë për të drekuar, tualet dhe një hapësirë që është ndarë dhe zakonisht përdoret për nevoja “personale”.
Ajo çfarë është paksa sfiduese është që mysafirët nuk kanë dush dhe për këtë informohen paraprakisht, me qëllim që të bëjnë zgjidhje alternative sa i përket higjienës.
Gjithashtu në to nuk ka ngrohje dhe për këtë pushuesit marrin me vete rroba të trasha, në veçanti në muajt më të ftohtë të vitit.
Hoteli i parë me dhoma të varura u hap në vitin 2013, dhe prej asaj kohe janë bërë tejet të kërkuara nga pushuesit që nuk i frikësohen lartësisë dhe duan të përjetojnë adrenalinë.
Qëndrimi “all inclusive” përfshin transportimin deri në Cuzco, mëngjesi dhe dreka me verë të shtrenjtë, pajisjet për ngjitje si dhe një udhërrëfyes profesionistë.
Këto kabina kanë marrë 4.9 pikë nga 5 sa janë në total në ueb-faqen e Airbnb, dhe “dhoma” të tilla çdo ditë e më shumë po bëhen më të kërkuara nga pushuesit nga vende të ndryshme të botës.
Emily që ishte në njërën nga to në nëntor të vitit të kaluar ka shkruar se “ishte një përvojë e paharruar, diçka unike që ia vlen të provohet”.
“Pa dyshim një nga gjërat më të mirë që ndonjëherë kam bërë”, shtoi ajo.
E një pushues tjetër i identifikuar si Greg tha se “kombinimi i lartësisë, pamjes së rrallë, adrenalinës dhe ushqimit të mirë” e kanë bërë atë që të mos e heq mendjen nga ky udhëtim, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se katër muaj që kur ishte atje.
Megjithatë Laura e cila rezervoi një kabinë të tillë në vitin 2019 së bashku me të dashurin, ka paralajmëruar se nuk është edhe aq lartë siç disa persona e përshkruajnë.
Sipas ekspertëve të turizmit, të gjithë ata që duan ta relaksojnë veten, mendjen dhe të qëndrojnë në një vend me ajër tejet të pastër, atëherë këto kabina në shkëmbinj të lartë – janë “ilaçi” më i mirë.