Musk i fiton tre milionë dollarë për gjashtë ditë nga shitja e parfumit “Burnt Hair”

Musk i fiton tre milionë dollarë për gjashtë ditë nga shitja e parfumit “Burnt Hair”

Kuriozitete October 20, 2022 - 09:34

Tre milionë dollarë, ose tre milionë e 67 mijë e 965 euro, kaq ka fituar Elon Musk nga shitja e parfumit të tij të quajtur “Burnt Hair”, ose “Flokët e djegur”.

Kjo shumë e fituar nga Musk vjen vetëm gjashtë ditë pasi ai e lansoi këtë produkt.

Shefi ekzekutiv i “Tesla”-s njihet si person i cili e teston veten në shumë fusha dhe duket se po arrin suksesshëm të depërtojë në fushën e kozmetikës.

Miliarderi njoftoi përmes Twitter-it se të martën ishin shitur 28 mijë e 700 shishe nga 30 mijë që ishin futur në treg.

Por, vetëm dy orë pas ai bëri të ditur se edhe 1 mijë e 300 shishet e mbetura ishin shitur të gjitha.

Çmimi për një shishe ishte shitur për 100 dollarë, ose 102.27 euro.

Ky parfum hyri në treg më 12 tetor.

Image