Gruaja nga Amerika thotë se për 30 vjet kurseu para për të parë Titanikun
Titaniku, për 110 vjet po qëndron në fund të Atlantikut të Veriut dhe është parë vetëm nga një pjesë e vogël e studiuesve dhe eksploruesve.
Gruaja nga Amerika, Renata Rojas, që kur ishte e vogël dëshironte të shihte rrënojat e anijes së famshme të oqeanit, e cila u fundos në udhëtimin e saj të parë në vitin 1912.
Ajo është shprehur se për 30 vjet ka kursyer para për ta parë anijen.
“Kam kursyer për 30 vjet për të parë Titanikun”, tha ajo.
Megjithatë, disa udhëtarë tani paguajnë deri në 250 mijë dollarë për ta parë atë, shkruan BBC.
Bëhet e ditur se për herë të parë, disa prej këtyre shkencëtarëve qytetarë, që kanë paguar të zhyten në oqeanë, do ta shikojnë anijen e famshme, organizimin ky i planifikuara nga kompania amerikane “Oceangate. /klankosova