Kush janë njerëzit prapa kompanive të fshehta që po kërkojnë ‘përjetësinë’?
Cili është qëllimi i këtyre kompanive dhe deri ku kanë arritur kërkimet e tyre kontroverse për “eliksirin e përjetësisë?”
Altos Labs u themelua në fillim të vitit 2021 dhe po tundon dhjetëra shkencëtar me paga të larta që arrijnë $1 milionë dollarë në vit ose më tepër, dhe u lejon atyre të bëjnë studime të pakufizuara rreth plakjes së qelizave apo kthimin mbrapsht të këtij procesi, deklaron raporti i MIT.
Jeff Bezos, 57 vjeç, dha dorëheqjen nga pozicioni i CEO-s në kompaninë Amazon në korrik vitin e shkuar dhe deklaroi se tashmë ai do t’i dedikojë më tepër kohë projekteve filantropike dhe pasioneve të tij, siç ishte kompania e tij hapësinore Blue Origin.
Por çfarë janë laboratorët Altos?
Qëllimi i kësaj kompanie është të ndjekë një teknologji që mund të riprogramojë qelizat në mënyrë biologjike duke mundësuar rinimin e tyre dhe mbase zgjatjen e jetës së njeriut.
Shumë pak ama dihet rreth kësaj kompanie.
Kush punon për këtë projekt?
Biologu spanjoll Juan Carlon Izpisúa Belmonte pritet t’i bashkohet kësaj kompanie. Ai njihet për studimet e tij në miksimin e embrioneve njerëzore me ato të majmunëve.
Profesori Steve Horvath gjithashtu i është bashkuar skuadrës. Ai është themeluese i të ashtu-quajturës ‘ora biologjike’ e cila mund të masë plakjen e njeriut.
A do ta gjejmë ndonjëherë eliksirin e jetës?
Sipas Serranos, “qëllimi fillestar i kësaj kompanie nuk janë paratë, por studimi”.
Altos nuk është e vetmja kompani e fshehtë e cila po kërkon të zgjasë jetën.
Por në secilin rast, nuk ka ende raporte të qarta rreth ecurisë dhe rezultateve të arritura nga këto lloj kompanish deri më sot.
Kush janë njerëzit prap kompanive të fshehta që po kërkojnë ‘përjetësinë’?
Bezos nuk është i vetmi mega-pasanik që dëshiron të bëhet Dorian Grey.
Jeta e përjetshme është bërë kërkimi i ri i hapësirës për zotëruesit e teknologjisë.
Gjithashtu në kërkim të Shatërvanit të Rinisë është edhe Larry Page, një nga bashkëthemeluesit e Google. Në vitin 2013, Google themeloi Calico, një kompani biologjike me qëllimin e deklaruar “të zgjidhë vdekjen”.
Kompania, sipas faqes së saj të internetit, “Kërkon ti përgjigjet pyetjeve më sfiduese biologjike të kohës sonë – si plaken njerëzit dhe a mund të zhvillojmë ndërhyrje për t’i lejuar ata të jetojnë një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.”
Sipërmarrësi i Silicon Valley, Serge Faguet, themeluesi i platformës së videove TokBox dhe uebsajtit rus të rezervimeve Ostrovok, ka shpenzuar më shumë se $250,000 dollarë për “biohakerimin”.
Ndërkohë, le të mos lëmë jashtë Elon Musk, themeluesin e Teslës, i cili nuk kujdeset për trupin e tij – ai thjesht dëshiron që mendimet dhe truri i tij të jetojnë përgjithmonë nëpërmjet kompanisë së tij të re, Neurolink.
Kërkimi për Shatërvanin e Rinisë nuk është i ri.
Ponce De León nuk e gjeti kurrë por nuk reshti kurrë së kërkuari. Në kohët moderne, biznesmenë si Peter Nygard, ndërtuan një laborator bio-shkencor në Bahamas si pjesë e një skeme për të mbledhur qeliza staminale nga fetuset e abortuara të grave që ai do të mbarste – gjithçka për të zgjatur jetën e tij. (Ai tani është në burg në Kanada, duke u përballur me gjyq për trafik seksual dhe shantazh, mes disa akuzave për sulme seksuale.)
Pse kaq shumë burra të fuqishëm janë të etur që, me sa duket, të jetojnë përgjithmonë?
“Njerëzit me ego të mëdha mendojnë se kanë më shumë rëndësi se organizatat e tyre,” tha Campbell. “Ata mendojnë se, nëse do të largoheshin, bota do të shpërbëhej sepse ata mendojnë se janë më të zgjuar se të tjerët dhe kjo do të thotë se kanë ardhur në këtë botë për një arsye. Për shkak se ata kanë qenë kaq të suksesshëm në zbatimin e vullnetit të tyre në realitet, ata mendojnë: “Pse nuk mund ta mposhtim edhe [vdekjen]? Ne mund të mposhtim gjithçka.”
Kjo ndjenjë e aftësisë për të zotëruar universin dhe për të manipuluar të gjithë në sferën e tyre të kontrollit çon në një çrregullim që njihet si Kompleksi i Zotit ose the God Complex
“Kur një individ ekspozohet ndaj pasurisë dhe pushtetit të tepërt për një periudhë të gjatë kohore, kjo mund të ndryshojë të gjithë botëkuptimin e tij; (ata besojnë) se ata janë të veçantë dhe më të mirë se të tjerët për shkak të aftësisë së tyre për të fituar dhe grumbulluar para”, tha Dr. Bethany Cook, një psikoterapiste e licencuar për The New York Post.
“Nëse dikush ka shuma të mëdha parash dhe fuqie, së bashku me një Kompleks të Zotit, është e lehtë të kuptosh pse ata mund të investojnë kaq shumë në zbulimin e sekretit të jetës së përjetshme; ata dëshirojnë të ruajnë fuqinë dhe pasurinë e tyre për sa më shumë kohë të jetë e mundur.”/euronews.al