“I varrosur” nën pyllin e Amazonës, zbulohet qyteti i humbur me piramida

“I varrosur” nën pyllin e Amazonës, zbulohet qyteti i humbur me piramida

Kuriozitete May 27, 2022 - 14:39

Një qytet i madh i lashtë është zbuluar në Amazonë, duke përdorur teknologjinë lidar. Përmes kësaj teknologjie, shkencëtarët “depërtuan” nën pyjet tropikale. Vendbanimet, të ndërtuara nga komunitetet Casarabe midis viteve 500-1400 pas Krishtit, ndodhen në Bolivi.

Teknologjia depërtoi nën bimësinë e Amazonës, ku u zbuluan fshatra, qytete dhe fusha të mëdha. Ata përmbajnë një sërë strukturash të përpunuara, të pazbuluara më parë, duke përfshirë tarraca që mbulojnë 54 hektarë dhe piramida 21 metra të larta.

Ekipi ndërkombëtar gjeti gjithashtu një rrjet të gjerë rezervuarësh, rrugëkalimesh dhe pikash kontrolli, që shtrihen në disa milje. Zbulimi sfidon pikëpamjen që është krijuar për Amazonën si një peisazh historikisht ‘i pacenuar’, thonë studiuesit.

Studimi tregon se Amazona ka qenë shtëpia e një ‘urbanizmi’ të hershëm të krijuar dhe menaxhuar nga popullsitë indigjene për mijëra vjet. “Sistemi lidar ka zbuluar tarraca, rrugë të drejta, rrethime me pika kontrolli dhe rezervuarë uji.

Ka struktura monumentale që janë vetëm një milje larg njëra-tjetrës.”, tha José Iriarte nga Universiteti i Exeter. Deri në fund të shekullit të 20-të, kishte skepticizëm se rajoni i Amazonës mund të kishte mbështetur çdo gjë tjetër përveç fiseve të gjuetarëve-mbledhësve. /abcnews